Сре, 18/12/2024
Shkolla jonë është gjithnjë e angazhuar për të krijuar kushte sa më të mira për zhvillimin e aftësive teknologjike të nxënësve dhe të mësimdhënësve. Aktualisht, kemi në dispozicion një sërë pajisjesh IT që përdoren në procesin mësimor, por po punojmë për të plotësuar nevojat me pajisje shtesë.
Ky furnizim përfshin pajisje moderne si kompjuterë, projektorë, smart tabela të cilat janë të domosdoshme për zhvillimin e mësimdhënies në një nivel më të avancuar.
Me këto përpjekje, synojmë të sigurojmë që nxënësit të jenë të përgatitur për sfidat e shekullit XXI, ndërsa mësimdhënësit të kenë mbështetjen teknologjike për të realizuar një mësimdhënie inovative dhe cilësore.
Me respekt,
Drejtoresha: Suzana J. K.