Сре, 20/11/2024
Në prag të festave të nëntorit, nxënësit e shkollës sonë sot patën mundësinë të vizitojnë qytetin e Kongresit të Alfabetit në Manastir, për të nderuar Ditën e Alfabetit. Ky event ka një rëndësi të madhe historike, pasi në këtë qytet, më 1908, u miratua alfabeti i gjuhës shqipe. Ky aktivitet ishte një mundësi e shkëlqyer për nxënësit të njihen më thellë me historinë dhe trashëgiminë kulturore të Shqipërisë.