VIZITË DHE DONACION
05.09.2024
Me fillimin e vitit të ri shkollor, filluan vizitat dhe donacionet nga më të ndryshmet. Drejtoresha Suzana J. Kurbardoviq mirëpriti Kryetarin e mëparshëm të Qytetit të Shkupit z. Trifun Kostovski, i cili donoi për shkollën tonë 20 tabela të shahut, të cilat do të lehtësojnë zhvillimin e lëndës zgjedhore. Shahu është një lojë tavoline e luajtur mes dy lojtarëve në, që simulon një luftë mes dy mbretërive dhe ndihmon në ngritjen e logjikës dhe strategjisë tek lojtari. Ky takim u realizua me iniciativën dhe organizimin e koleges tonë Teuta Haskaj Vojnika.
Si shenjë faleminderimi filantropit z. Kostovskit i dhuruam një mirënjohje dhe Monografinë e shkollës tonë, nëpërmjet cilës do të njihej për së afërmi me shkollën dhe punën tonë shumë vjeçare.