Еднодневна посета на Универзитетот во Тетово

Në kuadër të shkencave natyrore me nxënësit më të dalluar pranë shkollës fillore komunale "25 Maji" me përkrahjen e drejtorit prof. Mr. Fadil Murtezani-t organizuam vizitë njëditore në Universitetin e Tetovës.

Vizituam Fakultetin e Shkencave të Zbatuara - Arkitekturë dhe laboratorin teknologjis ushqimore.

Gjithashtu vizituam Fakultetin e Shkencave Matematiko Natyrore - Kimi, Fizik dhe Biologji.

Për prezentimin e aparaturave moderne të vendeve Europiane dhe eksperimenteve të demonstruara falenderojmë prof. Usein Bagoshov në laboratorin e Arkitekturës dhe Ndërtimtarisë, prof. Dr. Ahmed Jasharin tek laboratori i Kimisë gjithashtu edhe tek laboratori i Biologjisë prof. Dr. Sheval Memishin.

Poashtu vizituam edhe laboratorin në Fakultetin e Fizikës ku e falenderojmë për mikpritjen e tij prof. Dr. Neser Izeiri. Organizatorët e vizitës në Universitetin e Tetovës janë: Ramadan H. Iseni - Arsim Teknik, Sejdije Bajrami - Kimi, Anida Amidi - Biologji dhe Nusret Shabani - Fizikë.