Faleminderit për mikpritjen - 2

Sot shkolla jonë priti në ambientet e saj nxënës dhe përfaqësues te shkollës"25 Maji" - Shkup.Gjatë qëndrimit të tyre nxënësit morën pjesë në orë të ndryshme mësimi si dhe zhvilluan ndeshje volejbolli dhe futbolli .

Të gjithë sëbashku kaluan momente të bukura dhe emocionuese duke ndarë përvoja dhe ide të shkollave përkatëse. Pas drekës u zhvillua ndarja e certifikatave për të gjithë pjesëmarrësit.

Urojmë që bashkëpunime të tilla të jenë gjthnjë pjesë e ecurisë sonë arsimore.